Tashmë, Getinjo është një ndër emrat e njohur të showbiz-it shqiptar, i cili numëron hite në repertorin e tij.
Ai na është shfaqur gjithmonë si një “bad boy” plot tatuazhe (madje edhe në fytyrë), por jemi të bindur se s’do ta kishit njohur reperin në fotot e vjetra të fëmijërisë.
Getinjo është bërë nostalgjik për kohën e fëmijërisë.
Vetë Getinjo ka ndarë në InstaStory një foto të vjetër të tijën, ku shfaqet në moshë fare të vogël, shkruan Gazeta Express.
Reperin e shohim duke luajtur me top në natyrë, pa bluzë dhe me shikimin e vrenjtur nga kamera.
Çfarë na bëri përshtypje është fakti që Getinjo paska qenë një vogëlush biond, ndryshe nga tiparet e errëta që ka tani.
Po të mos jua tregonim, do ta dallonit që ishte Getinjo në këtë foto?

Reperi është paraqitur si një personazh mjaftë ndryshe nga të tjerët, duke pasur shumë tatuazhe në trup madje edhe në fytyrën e tij.
Getinjo tash e disa vite është pjesë e show bizit shqiptar kështu duke publikuar projekte muzikore që vazhdimisht kanë qenë hite dhe vazhdojnë të dëgjohen.
Kohët e fundit reperi ka qëndruar më në hije sa i përket jetës së tij profesionale, si duket reperi ka vendosur që kur t’i kthehet muzikës, t’i kthehet fuqishëm.
Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga ky reper është “P9”, ndërsa aktualisht është i angazhuar me disa gjera te tjera pasi koncerte nuk ka për shkak të pandemisë./Gazeta Express/









