Nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i tij nuk është i interesuar të shkojë të shkojë në zgjedhje të reja.
Kur është pyetur se pse nuk po i dërgojnë ende nominim për kryeministër, presidentit Hashim Thaçi, ai ka thënë se për shkak se nuk dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje të reja, dhe dëshirojnë marrëveshje.
Tutje, ai ka thënë se pengesa ka pasur në negociatat LDK-VV por të cialt janë kaluar, deri kur ka ardhur puna tek propozimi për president.
“LDK ka kërkuar besim të plotë për presidentin. Nominimi për president bëhet nga LDK’ja por me pëlqim të VV’së”, ka thënë Bislimi. /Express/








