Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka dhënë mendimin e tij për arsyet që e kanë penalizuar Albyn për të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2.
Ai ka thënë se Alby e ka treguar një person të fortë në BBVK2.
“Alby ka qenë lojëtare me karakter, ajo ka treguar vlera brenda asaj shtëpie, natyrisht se do t’i mungojë shtëpisë sepse ishte unike në llojin e vet”.
“Ajo solli njeriun e fortë që pavarësisht sakrificave dhe pavarësisht paragjykimeve në jetë, tregoi që edhe ka medalje në jetë. Por personalisht isha kundër daljes së Albyt sepse ishte një gur i bukur në mozaikun e asaj shtëpie”, ka thënë Mane.








