Bleona Qereti nuk e ka problem moshën, mirëpo preferon që ditëlindjet t’i festojë ndryshe.
Këngëtarja pati ditëlindjen më 14 maj dhe gjithçka u duk si një ditëlindje e zakonshme, derisa dikush (një ndjekës në Instagram) na kujtoi se Bleona nuk është 35 vjeç.
Në një postim në Instagram, Bleona falenderoi prindërit, Oli dhe Nazmi, për dhuratën e ditëlindjes – një tortë në Hollywood Walk of Fame.
Po në të njëjtin postim, ajo shkroi “për të gjithë të shqetësuarit, unë celebroj vitet e karrierës [në muzikë]”.
Bleona është lindur në vitin 1979 dhe këtë vit ka mbushur 41 vjet.








