Këngëtari Blero Muharremi ka paralajmëruar këngë të re
Blero, i cili ishte martuar shtatorin e vitit të kaluar me Afrona Dikën dhe paraqitja e tij e fundit ishte në një program për vitin e ri bashkë me Burakun e Famës me këngën “Fjala”.
Por, tani ai ka vendosur që të vije me një këngë të re.
Kënga pritet që të titullohet, “Harrova” dhe sipas Bleros do të jepet premier më 2 mars të këtij viti.
Blero herën e fundit kishte realizuar spotin e këngës “Thuaj” bashkë me këngëtaren e re Eurona. /GazetaExpress/








