Miss Universe Kosova 2020 dhe fytyra e preferuar e shumë ballinave te revistave prestigjioze ndërkombëtare si Harper’s Bazaar, L’officiel, Grazia, Vogue, e cila beri buje me karrierën dhe sukseset e saj te njëpasnjëshme në industrinë e modës ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë duket se ka vendosur t’i jap fund beqarisë!
Me unazë diamanti 8,5 karatë bukuroshja shqiptare i thotë PO propozimit për martesë nga sipërmarësi francez Nicolas Chambon.
Miliarderi Francez eshte pronari i kompanisë gjigante “Socri” me bazë në Monako. Kompani e cila ben projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e hoteleve, qendrave tregtare dhe shtëpive luksoze ne Monaco, Paris, Miami dhe Luxemburg.
Se fundmi pronari i shumë qendrave tregtare në jug të Francës po merret me ndërtimin e një qendre të re tregtare në Monako ndërsa ne Miami vetëm para disa ditëve ka përuruar me sukses projektin e tij me te ri për të cilin ka shkruar edhe revista prestigjoze amerikane Wall Street Journal.
Unaza me diamantin kryesor 8.5 karat “pear shape” dhe me diamante me te vogla anash kap vlerën e qindra mijëra euro!! /GazetaExpress/
Blerta Veseli ka ndare disa fotografi me publikun e saj ne rrjetin social në instagram nga nata e propozimit:










