Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë padyshim dyshja e analistëve Ismet Munishi e Granit Begollit, të cilëve u bashkohen edhe Arbër Avdyli, Blerim Zenuni dhe Asdren Hoxha.
Tifozi i futbollit dhe i Anglisë, Blerim Zenuni i njohur si “Blleki” dha mendimin e tij rreth ndeshjes së Anglisë e Holandës.
“Anglia i ka lojtarët individë më të mirë në botë. Ka ardhur me fat këtu. Mirëpo, nesër është hera e parë që frikësohem para ndeshjes”, tha ai.
Anglia do të luajë më 10 korrik në Dortmund ndaj Holandës, derisa fituesi luan në finale ndaj Spanjës.








