Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë padyshim dyshja e analistëve Ismet Munishi e Granit Begollit, të cilëve u bashkohen edhe Arbër Avdyli, Blerim Zenuni dhe Asdren Hoxha.
Tifozi i futbollit dhe i Anglisë, Blerim Zenuni i njohur si “Blleki” dha mendimin e tij rreth ndeshjes mes Spanjës dhe Francës.
Ai tha se te Spanja, Yamal e Williams po luajnë rol kyç në suksesin e kombëtares spanjolle.
“Spanja nuk ka pasur këso lojtarë në krahë të sulmit si dyshja në fjalë që një kohë të gjatë, madje edhe kur janë shpallur kampion bote e Europe.”, tha ai.








