Qendërmbrojtësi gjerman pritet të largohet nga “Allianz Arena” pas përfundimit të këtij sezoni. Atë e duan klubet londineze, Arsenali dhe Chelsea
Jerome Boateng duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Bayern Munichut, shkruan Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi me përvojë ndërkohë po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane.
Sipas mediumit britanik “Daily Mail” interesim për ish-përfaqësuesin gjerman kanë shfaqur dy klubet angleze, Chelsea e Arsenali.
32 vjeçari ishte afër largimit edhe vitin e kaluar, me destinacion Paris Saint-Germainin.
Ish-futbollisti i Manchester Cityt e ka edhe një vit kontratë me kampionin gjerman, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në Premierligë gjatë verës që vjen. /Gazeta Express/








