Bodo/Glimt e ka shkaktuar befasinë më të madhe të xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra norvegjeze fitoi 3:1 në shtëpi ndaj gjigantit anglez, Manchester City.
Hogh befasoi të gjithë me dy gola të shpejtë në minutat 22 dhe 24 për t’i dhënë epërsinë vendasve, diçka që nuk mundi të përmbysej nga skuadra e Pep Guardiolas.
Bodo/Glimt vazhdoi me golin e tretë në minutën e 58-të duke e vulosur fitoren e madhe.
Cherki ngushtoi rezultatin dy minuta më vonë, por goditja vendimtare erdhi në minutën e 62-të, kur Rodri mori kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga loja.
Me këtë fitore, Bodo/Glimt ngjitet në vendin e 26-të me gjashtë pikë, por është ende jashtë top-24shes.
Në anën tjetër, Manchester City mbetet i katërti me 13 pikë gjithsej.








