Një meç boksi i paparë ndonjëherë pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Thomas Seres është një boksier i verbër, i cili do të përballet me një boksier me shikim të plotë.
23 vjeçari mund të shohë vetëm tri metra para tij për shkak të glaukomës së rëndë kongjenitale.
Seres po planifikon të marrë pjesë në një meç bamirësie në muajin e ardhshëm dhe insiston se humbja nuk është një opsion për të, shkruan “Gazeta Express”.
“Gjithmonë kam dashur të boksoj, por nuk e kam menduar se mundem derisa u futa në një palestër boksi. Do ta jap maksimumin në këtë meç, nuk ka rëndësi rezultati për mua. Boksi është një sport që luhet nga afër, kështu që është në favorin tim, por do të luftoj duke parë disa nga grushtet që do të më godasin. Shpresoj që kundërshtari mos të më tolerojë se jam i verbër. Ai do ta paguajë nëse e bën. Unë kam një goditje nokauti”, është shprehur boksieri, i cili ecën me shkop.
Ai po ushtron nga tri herë në javë, ndërsa në ditët tjera shkon në palestër fitnessi për të ushtruar, në mënyrë që të jetë sa më i fortë për këtë meç.
Thomas Seres i kishte më shumë se 60 operacione që kur ka lindur me glaukoma kogjenitale, një sëmundje e rrallë që e prek shikimin. /Gazeta Express/








