Pasi ka dominuar në pistën olimpike në tri edicionet e fundit, Pekin, Londër dhe Rio, duke fituar garat e 100 dhe 200 metrave, atleti xhamajkan Usain Bolt do ta shohë eventin e ardhshëm olimpik nga shtëpia.
Tashmë baba, 1 vajzë dhe së fundi dy djem binjakë, Bolt shprehet se ka të tjera plane për të ardhmen.
“Tani jam një prind dhe shoh pak gara. Olimpiada është një event special, do ta shoh nga televizori. Do të jetë një edicion i vështirë, por nëse respektohen protokollet gjithçka mund të realizohet. NBA e konfirmoi këtë gjë vjet. Më vjen mirë që sot sporti po i rikthehet normalitetit dhe atletët po garojnë”, tha Bolt.
Duke folur për rekordet e tij, 9:58 në 100 metra dhe 19:19 në 200 metra, xhamajkani shtoi: “Të thyesh rekordet e mi do të jetë një mision i pamundur për atletët. Në finale, një gabim i vogël mund të të prishë garën. finalja e 100 metrave duhet përgatitur mirë jo vetëm në pistë por edhe psikologjikisht”.








