Boot Düsseldorf është një nga panairet më të mëdha dhe më prestigjioze ndërkombëtare në botë për industrinë e anijeve dhe jahtingut. Çdo vit, në Dyseldorf mblidhen kompani dhe marka nga e gjithë bota për të prezantuar risitë dhe teknologjitë më të fundit të industrisë detare.
Panairi është shndërruar ndër vite në një traditë ndërkombëtare dhe një pikë referimi për profesionistët dhe investitorët e sektorit. Edicioni i këtij viti u veçua edhe për praninë shqiptare, e cila solli inovacion dhe vizion të ri.
Një nga risitë më interesante ishte Jet Car Albania, një koncept inovativ i automjeteve që lëvizin mbi ujë, duke kombinuar dizajn modern dhe teknologji të avancuar. Gjithashtu, nën një brand zviceran, u prezantua Leo Ibrahimi, bashkëpronar i Ganz Yachting, kompani e specializuar në shitjen dhe dhënien me qira të jahtëve luksozë.
Në panair ishte i pranishëm edhe Albania – Yacht Charter, përfaqësuar nga Aldi Bozaxhiu, i cili ndau informacione mbi zhvillimet dhe potencialin e industrisë së jahtingut në Shqipëri dhe rritjen e interesit për turizmin detar.
Boot Düsseldorf konfirmon se industria detare po zhvillohet me ritme të shpejta dhe se përfaqësimi shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun ndërkombëtar.
🎥 Intervistat e plota mund t’i ndiqni në linkun në YouTube.








