Ka filluar në Presidencë takimi në mes të të parit të shtetit, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton Gazeta Express
Takimi Thaçi – Borell pritet të zgjasë 20 minuta, derisa pritet të diskutohet për dialogun Kosovë - Serbi.
Në këtë takim po merr pjesë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Pas takimit me të parin e shtetit, përfaqësuesi i BE-së do të takohet edhe me partitë politike në vend. /Express/











