Boston Celtics e ka nisur mbarë serinë finale në NBA, duke e mposhtur Golden State Warriors me rezultat 108:120.
Çereku i katërt ishte vendimtari për vendasit që arritën të shënonin plot 40 pikë, duke i kufizuar “Luftëtarët” në vetëm 18 sosh, shkruan Gazeta Express.
Boston Celtics e mbylli pjesën e parë me epërsi të lehtë prej dy pikëve, 54:56, kurse çereku i tretë i takoi Curryt me shokë.
GSW shënuan 38 pikë, kurse Boston Celtics 24, duke patur epërsi prej 12 pikëve, por e cila nuk mjaftoi.
Kjo, pasi që çereku i katërt ishte i jashtëzakonshëm për Boston, që “shkelën” kundërshtarët.
Ndeshja e dytë finale mes Ëarriors e Celtics zhvillohet më 6 qershor përsëri në Chase Center të San Franciscos me Ëarriors që do të jenë në cilësinë e skuadrës vendase.
/Gazeta Express/








