Bostoni është rikthyer në finale të NBA-së për herë të parë që nga viti 2010.
Celtics e mposhtën Miamin në ndeshjen e shtatë finale të Konferencës me rezultat 100:96, për ta prerë një biletë për në finalen e madhe.
Jayson Tatum e udhëhoqi ekipin e tij me 26 pikë të realizuara, ndërsa Jaylen Broyn e Marcus Smart i shtuan nga 24 sosh, për ta çuar përpara Bostonin, shkruan “Gazeta Express”.
Miami u afrua në fund në vetëm -2 pikë, por Celtics e menaxhuan mirë situatën në sekondat e fundit për ta fituar lojën me 4 pikë epërsi.
Jimmy Butler e kreu më së miri punën ofanzive për Miamin duke e mbyllur lojën me 35 pikë, ndërsa luajti gjatë tërë ndeshjes.
Por, Butlet i vetëm nuk mund të bënte më shumë për Heat.
Me fitoren e Bostonit, Ime Udoka u bë trajneri i parë “rookie” në histori të NBA-së që triumfon dy herë pas 7 ndeshjesh.
Bostoni në fakt e kishte eliminuar Milwaukee Bucks pas shtatë ndeshjesh në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
E në finalen e NBA-së, Celtics do të përballen me Golden State Warriors.
Dueli i parë në mes tyre do të zhvillohet të enjten në San Francisco. /Gazeta Express/








