Bostoni e ka ngritur në 2-0 avantazhin ndaj Atlantas, në “play-offin” e NBA-së.
Celtics fituan edhe në përballjen e dytë me Hawks me rezultat 119:106.
Me këtë rast, Bostoni, i udhëhequr nga 29 pikët e Jayson Tatum dhe 26 të Derrick White, po shkon me hapa të sigurt drejt finales së Konferencës, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkohë, Clevelandi dhe Phoenixi nivelizuan gjithçka në duelet përkatëse, duke e barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1.
Cavaliers e mposhtën New York Knicks 107:90, ndërsa Suns ishin më të mirë se Los Angeles Clippers, 123:109.
Siç dihet, ekipi që i fiton katër ndeshje shkon në fazën tjetër të garave në NBA. /Gazeta Express/








