Viti 2024 në NBA i takoi Boston Celticsit, i cili hyri në histori me suksesin e arritur.
Celtics u shpallën kampionë të NBA-së, pas 16 vitesh agjërim, duke thyer rekordin për më së shumti tituj në histori të kësaj lige, me 18 sosh.
Bostoni e nisi furishëm dhe e përfundoi me mega paraqitje sezonin e rregullt në NBA, shkruan "Gazeta Express".
Pas 82 ndeshjeve, skuadra e drejtuar nga Joe Mazzulla kishte 64 fitore dhe 18 humbje, për t’u pozicionuar e para në Konferencën Lindore.
Në raundin e parë të play-offit, Bostoni u përballë me Miami Heat, duke fituar serinë me shifrat prej 4-1.
Më pas, në gjysmëfinalet e Konferencës Lindore, të gjelbrit nga Bostoni u përballen me Cleavland Cavaliers, duke i mposhtur me rezultatin e njëjtë.
Në finalen e konferencës, Bostoni vetëm sa shkoi e u bë më i fortë, duke e shkatërruar Indiana Pacers 4-0.
Bostoni ishte i vendosur që mos t’u japë as shpresën më të vogël kundërshtarëve në këtë edicion të garave, duke triumfuar bindshëm edhe në finalen e madhe të play-offit të NBA-së.
Boston Celtics triumfoi 4-1 në serinë finale të ndeshjeve të elitës së basketbollit amerikan ndaj Dallas Mavericskit të Luka Doncic e Kyrie Irving.
Jaylen Brown u shpall basketbollisti më i vlerësuar i ndeshjeve finale, duke pasur një mesatare prej 20.8 pikësh, 5.4 reboundëve dhe 5.0 asistimeve në pesë ndeshjet finale.

Me titullin e fituar sivjet, Boston e kaloi Los Angeles Lakers, si klubi me më së shumti tituj të fituar në NBA, me 18 sosh./GazetaExpress/








