Me fitoren e arritur mbrëmë përballë Oklahomës, Boston Celtics blindon matematikisht statusin e ekipit më të mirë të sezonit duke siguruar kështu edhe faktorin fushë në “play-off”.
Celtics pritën në parketin e tyre ekipin e Thunder duke i mposhtur 135:100 dhe arritën fitoren e 60-të sezonale, e cila ishte e 11-ta në 13-të takimet e fundit, shkruan Gazeta Express
Bostoni ishte fantastik gjatë gjithë ndeshjes, e sidomos në çerekun e fundit, të cilin e fituan me plus 25.
Basketbollisti më i veçuar tek fituesit ishte Kristaps Porziņģis me 27 pikë.
Ai u ndihmua nga dyshja Tatum e Brown me 24, respektivisht 23 pikë.
Me pesë pikë avantazh, fitore mori Los Angeles Lakers përballë Washington Wizards me rezultatin 120:125.
Fitimi i çerekut të parë dhe të tretë ishin vendimtar për Lakers në fund, ndonëse edhe kundërshtari i fitoi dy çerek.
Brooklyn Nets triumfon ndaj Indiana Pacers 115:111. Indiana e nisi më mënyrë fantastike ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 19:31, por më pas timonin e mori ekipi i Nets që në fund triumfuan.
Memphis Grizzlies del fitues në duel me Milwaukee Bucks 111:101. Ndeshja që nga fillimi e deri në fund të çerekut të tretë ishte e barabartë.
Memphis tregoi veten në periudhën e fundit ku realizoi 32 pikë e pësoi 23 dhe në fund fitoi me 10 pikë.
Minnesota Timberwolves e ka deklasuar ekipin e Toronto Raptors me rezultatin 133:85.
Timberwolves ishin të pandalshëm nga fillimi e deri në fund se me meritë korrën fitoren./Gazeta Express
Në takimet tjera u arritën këto rezultate:
Charlotte Hornets - Portland Trail Blazers 86 – 89
Atlanta Hawks - Detroit Pistons 121 – 113
New Orleans Pelicans - Orlando Magic 108 – 117
Phoenix Suns - Cleveland Cavaliers 122 – 101








