Cooper, 49 vjeç dhe Hadid, 28, dukej se ishin në gjendje të mirë teksa kalonin valixhet e tyre në terminal, ndërsa po shoqëroheshin nga truproja e modeles.
Duket se gjërat po nxehen mes aktorit Bradley Cooper dhe modeles Gigi Hadid. Të dy u panë duke kapur fluturimin nga qyteti i New Yorkut së bashku të martën, tre muaj pasi dolën thashethemet për romance, për herë të parë.
Cooper, 49 vjeç dhe Hadid, 28, dukej se ishin në gjendje të mirë teksa kalonin valixhet e tyre në terminal, ndërsa po shoqëroheshin nga truproja e modeles. Hadid e dukej tepër casual, me një kapele bejsbolli jeshile, një xhaketë lëkure, xhinse dhe syze dielli. Ndërsa aktori i “Maestro”, kishte veshur një xhaketë të zezë dhe xhinse.
Cooper dhe Hadid janë parë së bashku në publik disa herë gjatë muajve të fundit.Disa ditë pasi paparcët i kapën duke darkuar në Via Carota në NYC në tetor 2023, dyshja e përfolur u nis për një largim të shpejtë. Në atë kohë, pretendohet se Cooper dhe Hadid po përdornin shtëpinë e mikeshës së ngushtë të Hadid, Taylor Swift në ishullin Rhode, si "folenë e tyre të fshehtë të dashurisë".
“Taylor është një vajzë romantike dhe i pëlqen të luajë kupidin për miqtë e saj”, tha një burim i brendshëm për The Mirror UK në tetor 2023.
"Edhe pse Gigi dhe Bradley kanë pronat e tyre në Nju Jork, ata donin një vend më privat për të kaluar kohë dhe për tu njohur me njëri-tjetrin dhe Taylor ishte shumë e gatshme për të ndihmuar."
Burimi shtoi se ylli i "Silver Linings Playbook" e shijon Hadid për shumë më tepër sesa pamjen e saj të bukur, pasi Cooper e sheh atë shumë "intelektualisht interesante".Dhe vetëm muajin e kaluar, Page Six mësoi ekskluzivisht se Cooper bleu një shtëpi afër fermës së kuajve të nënës së Hadid, Yolanda, prej 4 milionë dollarësh në Hope, PA.








