Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, pritshmëritë janë që Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë.
Në kolumnën e tij në “CaughtOffside”, Fabrizio Romano shpjegon tutje se për Brojën ka interesim nga një numër i madh klubesh, duke përfshirë Evertonin dhe Wolves nga Premier League, po ashtu edhe Stuttgartin nga Bundesliga.
Broja po ashtu ka qenë i lidhur edhe me një transferim tek AC Milan, por Romano i ka shuar ato thashetheme.
“Nuk ka ndonjë të re konkrete në situatën e Armando Brojës te Chelsea, por pritshmëritë janë që sulmuesi do të largohet përfundimisht nga Chelsea gjatë kësaj vere”, shkruajti Fabrizio Romano.
Broja mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për klube si Everton dhe Wolves, por do të ishte interesante ta shohim atë edhe në Bundesliga tek Stuttgarti.








