Armando Broja ka debutuar në Premierligë gjatë fundjavës që shkoi në fitoren 4:0 ndaj Evertonit. Futbollisti shqiptar ndihet mjaft i lumtur
Armando Broja e kishte një debutim ëndrrash tek Chelsea gjatë fundjavës që shkoi, shkruan Gazeta Express.
Ylli i ri shqiptar u inkuadrua në katër minutat e fundit në fitoren 4:0 ndaj Evertonit.
18 vjeçari e zëvendësoi Olivier Giroudin në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”.
“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Unë kam ardhur këtu që kur isha fëmijë dhe gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment. Ta bëja debutimin në ‘Stamford Bridge’ ishte një ndjenjë e madhe. Para se të futesha në lojë isha paksa nervoz. Por, më pas i shijova ata minuta lojë. Ishte një ndjenjë e paharrueshme”, ka thënë Broja për “Sky Sports News”.
Ai ka luajtur për ekipin U-21 të Shqipërisë, por mund të luajë edhe për Anglinë në të ardhmen. /Gazeta Express/








