Java e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll përfundoi mbrëmë me takimin mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Mitrovicasit triumfuan me rezultat 77-67, teksa në fundjavë janë luajtur edhe dy sfida tjera, shkruan Gazeta Express.
Prishtina fitoi derbin lokal me Borën, kurse Bashkimi triumfoi ndaj Vëllaznimit.
Federata e Basketbollit të Kosovës ditën e sotme ka shpallur edhe MVP e xhiros së dytë, i cili u shpall Terell Brown i Yllit.
Ai luajti me 35 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, duke pasur indeksin më të lartë në këtë javë 37.
Ndërsa basketbollistët tjerë që shkëlqyen në këtë javë ishin Desmond Cambridge Jr i Trepcës me 20 pikë tetë kërcime e tri asistime, Arradryl Clay Jr i Boras luajti me 36 pikë, dy kërcime e katër asistime.
Kurse në top pesëshen e javës zunë vend edhe dyshja e Sigal Prishtinës, Damiree Burns që pati performancë të shkëlqyer me 23 pikë, 13 kërcime e një asistim dhe Jalen Moore me 15 pikë, 11 asistime dhe katër kërcime./Gazeta Express








