Mesfushori i Inter-it, Matias Vecino, u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve zikaltër në Twitter.
Mes deklaratave më interesante kanë qenë ato që kanë pasur lidhje me Marcelo Brozovic dhe Borja Valero:
“Marcelo? Për mua është më i forti që kemi në ekip. Nga jashtë shihet një imazh i ndryshëm nga ai që është në realitet. Marcelo është një djalosh i veçantë”, ka thënë uruguaiani.
Në lidhje me spanjollin: “Nuk i ndahem qëkur jam në Itali”.
“Kemi luajtur bashkë te Fiorentina dhe më pas këtu. Është shoku me të cilin kam ndarë më shumë momente: banon afër meje dhe jemi edhe në dhomë bashkë”.








