Ka nisur darka e të nominuarve, dhe shpalosja e pyetjeve të bërë nga vetë ata, në darkën e shtruar në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Kësisoj, pyetja e parë për Ledin ka qenë – “A mendon që do ta kalosh nominimin dhe pse, pasi që s’ke dhënë shumë në sytë tanë?”.
“Dëshira është gjithmonë e madhe dhe unë kam besim te vetvetja dhe te publiku, tek njerëzit më njohin jashtë dhe më votojnë jashtë, sepse unë kam për të dhënë kam qenë më e qetë se që jam zakonisht jashtë, me plot arsyet e mija sepse në ditët e përditshme publiku më shef përditë duke dhënë, dhe kam dashur të tregoj edhe qetësinë time që mund të dëgjoj pa marrë pjesë në argumente, pa bërë zhurmë”, ka thënë pos tjerash Ledi.
Në ndërkohë, Ylli i ka thënë asaj se “dëshiron që ta shoh jashtë shtëpisë”.








