Të shtunën, në qytetin e Ferizajt dy burra me forcë kanë marrë dy vajza të mitura të cilat kishin tentuar t'i përdhunonin.
Siç njofton Policia, ferizajasi ka raportuar pas tri ditësh se vajzat e tij janë dërguar në një fshat, në tentim për t’i përdhunuar. Atje, prindi thotë se djemtë i kanë braktisur vajzat e tij.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar.
Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe po hetohet si “sulm seksual”.








