Trajneri i Drenicës, Bylbyl Sokoli në “Favorit” e ka sqaruar rastin për të cilin Drenica rrezikon ta humb ndeshjen në tavolinë ndaj Prishtinës së Re.
Sipas raportimeve, lojtari i Drenicës, Altin Vojvoda nuk është futur fare në listë, çka mund të bëjë që drenicakët ta humbin lojën në tavolinë ndaj Prishtinës së Re
“Në fillim nuk ka qenë, por më vonë është lajmëru. Altini ka pasur të drejtë për të luajtur”, tha Sokoli i cili edhe e publikoi në emision protokollin zyrtar me Vojvodën pjesë të tij.









