Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur kryesinë e partisë, raporton Gazeta Express
Mustafa bashkë me nënkryetaren Vjosa Osmani dhe anëtarët e kryesisë, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Ismet Beqiri dhe Haxhi Avdyli, janë parë duke hyrë në takim.
Mbledhja e tyre vjen sot pas caktimit të seancës për të hënën për formimin e qeverisë, pa u arritur ende një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Seanca është caktuar për të hënën në orën 11:00, derisa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë takim të liderëve sot ose gjatë vikendit. /GazetaExpress/








