Ish-trajneri Fabio Capello paralajmëron se Kroacia janë kundërshtari më i vështirë e më i rrezikshëm për Italinë në “EURO 2024”.
Italia po bëhet gati për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, pas humbjes 1-0 nga Spanja të enjten.
Një fitore ose barazim ndaj Kroacisë të hënën do të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar në 1/8 e finales, dhe Spalletti po ashtu po konsideron disa ndryshime në 11-shën startuese.
“Kualifikimi për 1/8 e finales është një pikë larg dhe ndeshja ndaj Kroacisë do të na dhuron një mundësi për shpëtim. Ne mund të reagojmë”, ka shkruar Capello në kolumnën e tij për “Gazzeta dello Sport”.
Ai shkruajti po ashtu edhe për ndeshjen ndaj Spanjës dhe aftësinë teknike të kombëtares spanjolle.
“Italia dukej e lodhur sepse kundërshtari dukej superior në çdo gjë”, vazhdon Capello.
“Ata kishin posedim të topit të hatashëm; e lëviznin topin me shpejtësi dhe kishin kualitet në çdo rol. Ishte një mësim për Italinë, por ne duhet të dijmë vlerën e kundërshtarit. Ky ekip i Spanjës është në rend të parë për të fituar Europianin”, vazhdoi më tutje trajneri italian.
Edhe Luka Modric po ashtu e ka paralajmëruar Italinë se kombëtarja e tij do të luajë pa frikë të hënën dhe Capello po ashtu e ndjen të njëjtën gjë.
“Shumë e shohin ekipin si në perëndim të saj. A e dini se çka shoh unë? Kampionë me shpinë të kthyer kah muri”, tha ai.
“Kundërshtari më i papërshtatshëm. Rreziku kryesor vjen nga mesi i fushës. Modric, Brozovic, Kovacic. Ata nuk janë më të shpejtë sa spanjollët, por janë të barabartë teknikisht. Kjo është pse ne na duhet një komëtare që mëson nga gabimet e bëra ndaj Spanjës. Një grup i bashkuar dhe i fokusuar”, përfundoi Capello./GazetaExpress/








