Në qytetin e bukur të Galipolit, Itali, po mbahet turneu ndërkombëtar i volejbollit Caroli Cup, për grupmoshat U14.
Në mesin e shumë ekipeve nga Italia dhe vende të tjera të Evropës, për herë të parë po merr pjesë edhe një ekip nga Kosova: Prishtina Elite.
Prishtina Elite po shkëlqen në këtë turne prestigjioz, duke u kualifikuar në finale me rezultate maksimale dhe pa asnjë humbje!
Rezultatet: Prishtina Elite - Melendugno Volley – 2:0
Prishtina Elite - PSA Matera – 2:0
Prishtina Elite - Orsa Capurso – Fitore e bindshme
Prishtina Elite - Cutrofiano Volley – Triumf nën atmosferën e zjarrtë shqiptare
Nën drejtimin e trajnerit Kastriot Azemi, ekipi prishtinas tregoi lojëra të jashtëzakonshme, duke fituar respektin dhe admirimin e të gjithë pjesëmarrësve.








