Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, tani ekspert futbolli në Sky Sports, Jamie Carragher, i ka zgjedhur 11 futbollistët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij.
42-vjeçari e kaloi tërë karrierën e tij në Liverpool, duke fituar shumë trofe, përfshirë një herë Ligën e Kampionëve, tri herë kupën e ligës, dy herë FA Cup dhe një herë Kupën e UEFA-s, transmeton Gazeta Express.
Ai i ka bërë edhe 38 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë.
Duke folur për Sky Sport, Carragher tha: “Jam shumë me fat që jam përballur me disa prej lojtarëve më të mirë në botë në atë kohë falë suksesit që e kishim me Liverpoolin në sezone të ndryshme”.
Por kush ishin mbrojtësit me të vështirë me të cilët është përballur ai?
Dyshja e Milanit Paolo Maldini dhe Cafu me të cilët është përballur në finale të Ligës së Kampionëve më 2005.

Në portë, Gianluigi Buffon i Juventusit. Marcel Desailly dhe John Terry nga Chelsea e kompletojnë mbrojtjen.
Në mesfushë, padyshim dyshja e Barcelonës Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta dhe Roy Keane i Manchester Unitedit përkrah tyre.

Në sulm, Carragher thotë se Lionel Messi i Barcelonës, ishi i Manchester Unitedit dhe Real Madridit Cristiano Ronaldo dhe padyshim, siç e quan ai, lojtari më i mirë në histori të Premierligës, Thierry Henry i Arsenalit. /Gazeta Express/










