Presidenti Donald Trump e kishte paralajmëruar ashpër Iranin se nëse do të sulmonte ndonjë bazë do të kishte një përgjigje të ashpër
Ai në Tëitter kishte shkruar se SHBA ka investuar shumë këto vite në Ushtri dhe se kundërpërgjigja nëse ata sulmojnë do të jetë tepër e ashpër.
“SHBA-ja ka po shpenzuar dy trilion dollarë në pajisje ushtarake viteve të fundit. Ne jemi më të mëdhenjtë, njëkohësisht edhe më të mirët në botë. Nëse Irani sulmon një bazë amerikane, ose një amerikan, ne do të dërgojmë disa pajisjet më të reja dhe më të bukura për ta.....dhe pa asnjë hezitim”, kishte shkruar ai.
The United States just spent Two Trillion Dollars on Military Equipment. We are the biggest and by far the BEST in the World! If Iran attacks an American Base, or any American, we will be sending some of that brand new beautiful equipment their way...and without hesitation!
Presidenti Trump pritet që pas pak ti adresohet me një fjalim Kombit Amerikan. /GazetaExpress/








