Deputeti i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka tejkaluar kompetencat. Sipas tij, Thaçi mund të kërkojë që partia fituese të ngutet në dhënien e emrit, ose në rastin më ekstrem, të kërkojë ndihmë nga Kushtetuesja.
Ai ka shkruar në rrjetin e tij social, Facebook, se Presidentit nuk i takon të ushtrojë kurrfarë presioni as pushteti mbi palët që sipas kësaj, nuk i lejohet të caktojë afate 48 apo 72 orësh.
“Ai vepron vetëm pasi fituesi i zgjedhjeve të jetë shprehur zyrtarisht për emrin e kandidatit për kryeministër. Pa këtë shprehje (shkresë zyrtare), ai nuk ka se kë ta mandatojë, në të kundërtën kryen shkelje të rëndë të kushtetutës dhe rendit demokratik në vend. Në rast se fituesi i zgjedhjeve do të abuzonte me të drejtën për propozim, atëherë ai mund thjeshtë të kërkojë nga palët të veprojnë më shpejt apo në rastin më ekstrem, të referojë çështje e veprime në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Bajqinovci.
Ai ka deklaruar se VV për asnjë çmim, nuk do abuzojë me institucionin, kushtetutën dhe demokracinë.
“Sot ajo, është shpresa e vetme e popullit të Kosovës për ta bërë shtetin e së drejtës që u shërben të gjithëve”, ka përfunduar ai.








