Zyrtarë të partive që po tentojnë të krijojnë koalicionin kanë pohuar paraprakisht për mediat se në orën 13:00 në Kuvend të Kosovës do të mbahet takim në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës, raporton Gazeta Express
Madje, Mustafa është raportuar se ka hyrë në objektin e Kuvendit, ku si zakonisht i kanë mbajtur takimet me Kurtin.
Mirëpo, tani dy partitë kanë mohuar një informacion të tillë.
Në një përgjigje për Express, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se mund të kenë takime, por një i tillë nuk do të ndodhë në orën për të cilën është raportuar.
“Ne mundemi me pas takime, edhe në ora 12 të natës, por tash nuk kemi takim”, ka thënë Haziri, teksa ka shtuar se diçka për sot nuk është caktuar.
Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje kanë mohuar se takimi do të ndodhë në orarin për të cilin është raportuar.
“Nuk është caktuar ndonjë takim deri tash, po nuk ka takim të orës 13:00”, thotë VV-ja për Express.
VV-ja dhe LDK-ja kanë ngrirë bisedimet për koalicion, pasi që nuk po mund të dakordohen për pozitën e presidentit. /GazetaExpress/








