Moderatorja Elita Rudi është paraqitur me një set të ri fotografish në Instagram gjatë ditës së sotme
Elita Rudi duket se ka vendosur që të rikthehet fuqishëm në skenën e showbizzit shqiptar.
Moderatorja ka postuar sot një set fotografish e ku shihet në makinë derisa poshtë fotove ka paralajmëruar se do të këtë diçka të re nga ajo.
“Më e mira pritet tani të vije”, ka shkruar Elita.
Kujtojmë se moderatorja i ka munguar ekraneve në Kosovë dhe Shqipëri për shkak se brenda 3 viteve u bë nënë dy herë, duke lindur Zërin kurse vitin e kaluar ajo lindi edhe vajzën të cilën e pagëzoi me emrin Bota.
Elita ka disa vite që është e martuar me reperin e njohur, Gjiko. /GazetaExpress/











