Chelsea ka arritur t'i marrë 3 pikë në ndeshje kundër rivalit londinez Tottenham Hotspur.
Joao Pedro ishte lojtari i vetëm që shënoi gol në minutën e 34-të, shkruan Gazeta Express.
Në këtë ndeshje pati tensione të mëdha mes lojtarëve, sidomos pas ndërhyrjes së rëndë nga mesfushori i Tottenhamit Bentacur ndaj kapitenit të Chelseat Reece James, ndërhyrje që nuk u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës me pikë të njëjta me Tottenhamin.
Tottenham Hotspur e pret në shtëpi skuadrën Copenhagen në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve kurse Chelsea i shkon Qarabagut.
/GazetaExpress/








