Gazeta Express ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës
09:00-11:00Prokuroria nis punën për kallëzimin penal kundër Thaçit e Veselit për rastin “Organizata Syri i Popullit”. Me këtë rast do të japin dëshmitë e tyre kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe nënkryetari Glauk Konjufca. (Prokuroria Themelore e Prishtinës)Agjenda:-09:00, intervistohet Albin Kurti-11:00, intervistohet Glauk Konjufca
09:30Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 301)
11:00Drejtor i Administratës në komunë e Gjilanit së Përgjithshme Bardhyl Syla, mban konferencë për medie ku do të paraqes punën njëvjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit, Gjilan)
11:00Kryetari i degës së PDK-së në Prizren z.Shaqir Totaj, mban konferencë për media.
12:00Institutit Riinvest organizon diskutim lidhur me temën “Ligji mbi pagat në sektorin publik: implikimet dhe stabiliteti makro-fiskal”. (Instititi Riinvest, Prishtinë)
12:00OJQ Ep Energyplus dhe OJQ Prokult mbajnë konferencë për media rreth organizimit të marshit paqësorë me moton ” Ta ruajmë natyrën ta ruajmë shoqërinë” (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë)
13:00Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës për të Drejtat e Njeriut, Fakulteti Juridik i KolegjitAAB, mban tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat e njeriut, sfidat dhe problemet në realizimin e tyre”Me këtë rast do të bëhet edhe prezantimi i “Platformës për të drejtat e njeriut” nga Avokati i Popullit. (Qendra Mediale Kolegji AAB, Prishtinë)
14:30Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Pas takimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Prishtinë)
15:00UNDP, Bashkimi Evropian dhe Komuna e Gjakovës shënojnë përfundimin e punimeve në Urën e Tabakut (Ura e Tabakut, Gjakovë)
18:30Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), mban ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave, dhe bizneseve në Kosovë dhe Diasporë. (Muzeu Kombëtar, Prishtinë)








