Gazeta Express ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës
09:00MUTE Foundation, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe FSK-në, organizojnë nisjen e kamionëve me dhurata për fëmijë, të cilat janë mbledhur në kuadër të projektit “unë/ty, dashuri në paketë”. Merr pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Shkolla Matematikore, Emshir, Prishtinë)
09:30Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mban konferencë të përbashkët për medie me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:45BIRN Kosova organizon tryezë diskutimi në lidhje me borxhin publik, si dhe kapacitetin e institucioneve për t’i menaxhuar kreditë. Panelistë do të jenë: Sokol Havolli, zv.guvernator i BQK-së, Lulzim Rafuna – Ministria e Financave dhe Hekuran Murati, deputet i zgjedhur nga VV. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00/ 11:30Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) viziton kompanitë të cilat kanë dhënë kontribut në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Në orën 10:00 – Vizitë në kompaninë “Viva Fresh” dhe në 11:30 – vizitë në kompaninë “HIB Petrol”. (Magjistralja Prishtinë-Lipjan)
10:00Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS do të mbajë konferencë për medie lidhur me vendimin sindikal për shpalljen e grevës së përgjithshme, për të kundërshtuar zhvendosjen. (Para ndërtesës së MKRS-së, Prishtinë)
10:00“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” organizon tryezën me temën “Rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë”. (Qendra “Orion”, Prishtinë)
10:30Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK), si organizatë ombrellë i 8 organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, me përkrahjen e UNICEF-it zyrja në Kosovë, organizon konferencën “Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00Organizata ÇOHU mban konferencë për medie, ku do të publikohet raporti “Online Media Monitor” – përmbledhje e shkeljeve të etikës së gazetarisë në medie online në periudhën 2018-2019. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton pikën kufitare në Glloboqicë, pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, për të përcjellë ushtrimin e përbashkët të Njësive të Specializuara të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. (Pika kufitare Glloboqicë)
11:00“Anibar” prezanton pasqyrën e vitit të parë të iniciativës “Hapësirat kulturore të Kosovës”, iniciativë kjo që është duke u implementuar në bashkëpunim me Lumbardhi (Prizren), 7 Arte (Mitrovicë) dhe Pogon (Zagreb). (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)
11:00Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica, mban konferencë për medie, ku do të paraqesë punën gjatë vitit 2019 të drejtorisë që udhëheq. (Ndërtesa e Komunës, Gjilan)
17:00Okteti “Kujtim Paçaku” mban koncertin me këngë të vjetra qytetare. Koncerti është financuar nga MKRS-ja dhe implementohet nga OJQ “Romani Baxt”. (Doku Kino, Prizren)
19:00Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Driant Zeneli “N’ përpjekje për me u çue”, kuruar nga Claudia Buizza & Alicia Knock. (Galeria Kombëtare e Kosovës)
20:00Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit” me koreografi nga Mehmet Balkan. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)








