Mospjesëmarrja e Kosovës në samitin e Tiranës, ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e hidhëroi mjaft shumë kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Madje, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se këtij refuzimi për bashkëngjitje në iniciativën për krijimin e mini-shengenit ballkanik, nuk do t’ia shihte hairin vendi fqinj.
Por, ndryshe mendojnë disa nga ekonomistët kosovarë.
Naim Gashi po konsideron se një ndër pikat e së cilës është edhe lëvizja e lirë e mallrave në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është e favorshme për Kosovën.
Ky thotë se Kosova do të humbiste shumë me këtë marrëveshje.
Ndërsa, Artan Murati, monitorues i dialogut me Serbinë, thotë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë, nuk mund të zbatohet.
“Ndonëse Kosova dhe Serbia janë dakorduar për marrëveshje për lëvizje të lirë, ajo është zbatuar me shumë probleme dhe në disa raste ka pasur tendenca për të mos u zbatuar fare, andaj në këto kushte Kosova nuk do të përfitonte asgjë nëse do të ishte pjesë e minishengenit ballkanik”, ka thënë ai.








