Ylli brazilian e kishte një eksperiencë të shkurtër në të kaluarën në Itali me Interin, ndërsa interesim për të ka shfaqur Juventusi
Philippe Coutinho është i hapur për t’u rikthyer në Itali.
Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.
Ylli brazilian aktualisht është i huazuar në Bayern Munich nga Barcelona.
Përfaqësuesi brazilian pritet të rikthehet përkohësisht në Camp Nou gjatë verës që vjen pasi gjiganti bavarez nuk e ka ndërmend ta blejë kartonin e tij.
Prandaj, ish-futbollisti i Interit, Espanyolit e Liverpoolit po mendon të rikthehet në Itali.
Raportohet se ish-klubi i tij, Inter nuk ka shprehur interesim për mesfushorin kreativ.
Mirëpo, atë e do Juventusi, i cili është në kërkim të një organizatorit të lojës. /Gazeta Express/








