Cristiano Ronaldo është nderuar me një çmim të veçantë nga “Globe Soccer Aëards”.
Superylli portugez, që luan tek Al-Nassr në Arabinë Saudite e ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme”.
Ronaldo ka shënuar 41 gola përgjatë vitit 2025 me klubin e tij, Al-Nassr dhe me kombëtaren e Portugalisë.
Në përgjithësi, Ronaldo është duke e ndjekur rekordin e 1000 golave në karrierë, i paarritur nga askush në historinë e futbollit.
Momentalisht, 40-vjeçari ka shënuar 956 gola në karrierë, me dy të fundit të shënuar mbrëmë në fitoren ndaj Al-Okhood./GazetaExpress/








