Banorja e shtëpisë së madhe Big Brother VIP Kosova, Dafina është shprehur e tensionuar në bisedë me Gresën, pasi tha se Juliana ia kishte marrë fustanin e saj.
“Kur po e shoh po më thotë ndoshta ta marrë fustanin tënd për ta veshur, kur shkova po e shoh e kishte marrë fustanin tim, ka futur duart tek dollapi im”, ka thënë Dafina.
“Unë mbeta duke e kërkuar, më pas e mora fustanin e futa tek dollapi im. Nuk mundem më me fol me të, unë kurrë nuk e kam veshur atë fustan e ti po do me veshë”.
Por Dafina shtoi se nuk do të fjaloset me Julianën pasi që sipas saj ajo nuk është nivel të njëjtë me të.








