Tifozët e Premierligës do të jenë të familjarizuar me stafin teknik të Shqipërisë në Euro 2024, shkruan mediumi britanik, Daily Mail.
Kuqezinjtë do të nisin kampanjën e tyre në Gjermani të shtunën ndaj Italisë në Dortmund nga ora 21:00.
Shqipëria gjendet në grupin e vdekjes, së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, shkruan Gazeta Express.
E stafi teknik përfshin dy fytyra të njohura për tifozët e Premierligës.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, luajti për Arsenalin në periudhën 1999-2001, gjithashtu për Cityn duke luajtur 10 herë në kohën 2009-2010 para pensionimit.
E ndihmës i tij ëshë një tjetër fytyrë shumë e njohur e Premierligës, legjenda e Manchester Cityt, Pablo Zabaleta.
39-vjeçari bëri 333 paraqitje në 9 vite për Cityn, duke fituar dy tituj të Premierligës.
Shqipëria është puna e tij e parë teknike, por që arriti ta ndihmonte fazën mbrojtëse, duke pranuar vetëm katër gola në tetë ndeshjet kualifikuese.








