Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku ka thënë disa fjalë të ashpra në drejtim të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit.

Ai e ka quajtur atë një “uzurpues” të pozitës së kryetarit në emisionin e sontëm të “Favoritit”.
“Nga viti 2018 e tutje ka qenë një lloj uzurpimi i Federatës. Çdo tendencë për të mirë te Federata është penguar, nga ai që e ka uzurpuar atë vend”, ka thënë ai./GazetaExpress/








