Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku e ka komentuar ndeshjen e madhe të futbollit, El Clasicon.
“Hera e parë në disa kohë që Reali e dominoi Barcelonën. Tensioni mes lojtarëve më jep përshtypje të mira, sepse kjo ndihmon që këto skuadra të kthehen në nivelet më të larta të futbollit”, tha ai në “Favorit”.
Reali fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, me golat e shënuar nga Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham. Për Barcelonën shënoi Fermin Lopez./GazetaExpress/









