Të mërkurën ndodhi një përleshje fizike mes basketbollistëve të Golden State Warriors.
Në këtë përleshje u përfshin Draymond Green dhe Jordan Poole, transmeton Gazeta Express.
“TMZ” ka publikuar sot pamjet e këtij rasti, ku Green shihet duke e goditur Poolen në fytyrë.
Nga kampionët në fuqi të NBA-s është paralajmëruar se do të ketë masa ndaj dy basketbollistëve, teksa mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i klubit.
Kujtojmë se sezoni i rregullt 2022/23 në NBA do të fillojë më 18 tetor. /Gazeta Express/








