Pritjet në Mardare për të dalë nga Kosova janë të gjata edhe në mbrëmjen e sotme.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nga kjo pikë kufitare me Serbinë pritjet janë deri në 2 orë.
Por, për të hyrë në Kosovë, nga po kjo pikë kufitare duhen vetëm 3 deri 5 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga vendi shkojnë maksimumi në 10 minuta.








