Armend Dallku, trajneri i Prishtinës, ka folur për Super Sport pas barazimit me Ballkanin 0-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ai mendon se barazimi është real për të dyja skuadrat derisa i dha një mesazh të fortë gjitha ekipeve se Prishtina ka kapacitete ta fitojë titullin në fund, për t’i dhënë fund pritjeve shtatë vjeçare.
“Nuk jemi të kënaqur, luajtëm para tifozëve tanë. Çka ndikoi? Dëshira e madhe për fitore dhe kundërshtari na vuri në vështirësi. Ishte ndeshje e luftuar nga dy palët dhe mendoj se barazimi është real”, u shpreh Dallku.
“Asgjë s’ka përfunduar, ka edhe shumë pikë deri në fund. Duhet të përgatitemi dhe të vazhdojmë tutje”.
“A besoni se mund t’ia sjellni titullin Prishtinës pas 7 viteve? Normalisht nëse nuk do të kisha besim nuk do të isha këtu. Më gëzon fakti se shumicën e lojtarëve i kam pas shokë skuadre dhe kemi sjellë disa kualitativ, i kemi gjitha kushtet për të bërë gjëra të mira,. Kampionati është i gjatë, kjo pikë nuk mjafton, por duhet të vazhdojmë”. /Gazeta Express/








