Daniel Lekndreaj është rikthyer te KB Sigal Prishtina.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin shkodran, shkruan Gazeta Express.
Detaje të kontratës nuk u zbuluan.
Lekndreaj së fundmi ishte pjesë e Bashkimit, kurse më herët ka luajtur edhe te Peja.
Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:
“ZYRTARE: Daniel Lekndreaj rikthehet në Prishtinë
Shkodrani luftarak pas dy vitesh rikthehet në Kryeqytet me synime të mëdha. Ai njihet si lojtar eksploziv e depërtues, teksa sezonin e kaluar ka mbrojtur ngjyrat e KB Bashkimi si një ndër lojtarët më të dalluar.
MIRËSEVJEN DANIEL”. /Gazeta Express/








