Tifozët e Kombëtares së Kosovës, Dardanët e mbështetin pa asnjë ekuivok dhe në formë unanime protestën gjithëkombëtarë të thirrur në Tiranë nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, e cila do të mbahet të premten më 17 tetor, në ora 17:00, për drejtësi dhe lirim sa më të shpejt të krerëve të guerilës sonë të shenjtë.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq. UÇK”, shkruajnë tifozët zyrtarë të Kombëtares. /Gazeta Express








